Dhoma e Ulët e parlamentit të Rusisë sot njëzëri e ka miratuar pezullimin e pjesëmarrjes së Moskës në Traktatin për kontrollin e armëve në Evropë. Duke miratuar nismën e presidentit Vladimir Putin me 418 vota pro dhe asnjë kundër, ligjvënësit në Duman shtetërore e miratuan ligjin, sipas të cilit, Moska përkohësisht do të heqë dorë nga obligimet që dalin nga Traktati për Forcat Konvencionale në Evropë.
Marrëveshja e vitit 1990 është njëra nga disa çështjet, të cilat kanë tendosur marrëdhëniet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.
Marrëveshja e vitit 1990 është njëra nga disa çështjet, të cilat kanë tendosur marrëdhëniet e Rusisë me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.