Ndërlidhjet

BERLIN


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, do të takohet sot me Ekipin e Unitetit. Ministria e Jashtme në Berlin njoftoi se delegacionin e Kosovës e udhëheqin presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Agim Çeku. Mbrëmë, në takimin me shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, Steinmeier e kundërshtoi në mënyrë të prerë pikëpamjen e Jeremiqit, sipas të cilit, zgjidhja për statusin e Kosovës mund të arrihet edhe pas 10 dhjetorit. "Zgjidhjet që do të arriheshin pas kësaj date, shoqërohen me rrezikun që të mos kontribuojnë për stabilitetin në Ballkanin perëndimor", ka thënë Steinmeier.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG