Ndërlidhjet

BRATISLLAVË


Shefi i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Chriss Patten ka akuzuar Greqinë dhe Qipron, e pastaj edhe Sllovakinë, Spanjën, Italinë dhe Slloveninë se nuk kanë plan alternativ për Kosovën, ndonëse e kundërshtojnë njohjen e pavarësisë së saj.
Në një artikull të botuar në shtypin sllovak, Patten ka thënë se megjithë faktin se Shtetet e Bashkuara dhe 22 vende anëtare të Bashkimit Evropian janë të gatshme ta njohin pavarësinë e Kosovës, mosuniteti brenda BE-së mund ta shndërrojë Kosovën në një vakuum të ri ndërkombëtar me emërtim të ri.
XS
SM
MD
LG