Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në Kosovë sot u hapën vendvotimet për zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Në 621 qendra të votimit, me më shumë se 2 mijë vendvotime, rreth 1.5 milionë qytetarë me të drejtë vote do të përcaktohen për të zgjedhurit e tyre në Kuvendin e Kosovës, Kuvendet Komunale dhe Kryetarët e Komunave.
Zgjedhjet monitorohen nga rreth 25 mijë vëzhgues ndërkombëtarë dhe vendorë, ndërsa për mbarëvajtjen e zgjedhjeve do të kujdesen 7 mijë pjesëtarë të Shërbimit Policor të Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se qendrat e votimit janë hapur në orën 7 të mëngjesit, ndërsa disa vendvotime janë hapur me vonesë për shkak të motit të ftohtë. Zyrtarë të KQZ thanë se deri tash, rrjedha e votimeve është duke shkuar pa probleme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG