Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se sulmet në Irak kanë shënuar rënie për 55%. Zëdhënësi, kundër-admirali Gregory Smith tha se shkalla e sulmeve ka filluar të bjerë që nga vendosja e 30 mijë trupave shtesë në muajin qershor. Sulmet në Irak raportohet të jenë në nivelin më të ulët që nga janari, 2006. Smith tha se numri i viktimave civile në vend ka rënë për 60%, ndërsa në Bagdad për 75%.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.