Tribunali i Kombeve të Bashkuara në Kamboxhia ka arrestuar ish-shefin e shtetit të regjimit të Kmerëve të Kuq. Khieu Samphan është i pesti nga zyrtarët e lartë të Kmerëve të Kuq, që janë arrestuar nga tribunali, gjykimi i të cilëve pritet të fillojë vitin e ardhshëm. Khieu Samphan, i moshës mbi 70 vjeç, u arrestua sot, pasi doli nga spitali ku trajtohej, në Phnom Penh. Rreth 1.7 milion njerëz vlerësohet se janë ekzekutuar apo kanë vdekur nga tortura, sëmundja dhe uria, gjatë sundimit të Kmerëve të Kuq në periudhën 1975-1979.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.