Në Bruksel janë duke u zhvilluar bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit kushtuar statusit të Kosovës. Pala kosovare ka përsëritur se do ta shpallë pavarësinë, por në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Ekipi negociator i Beogradit, në bisedimet e sotme në Bruksel, ka propozuar që statusi i Kosovës të afatizohet për 20 vjet dhe të zgjidhet mbi bazën e autonomisë çfarë e ka Hong Kongu dhe ishujt Olande. Në anën tjetër, kryetari i Këshillit të Dumës Ruse për marrëdhënie me jashtë, Konstantin Kosjaçov, ka deklaruar për medien serbe, se përfaqësuesi i Rusisë në Treshen ndërmjetësuese të Grupit të Kontaktit ka marrë "instruksione", që në bisedimet e sotme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të mbështesë iniciativën e Beogradit për shfrytëzimin e modelit të Hong Kongut si zgjidhje për çështjen e Kosovës.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.