Ndërlidhjet

MOSKË


Policia i ka shpërndarë demonstruesit antiqeveritarë në qendër të Moskës, dhe ka arrestuar disa protestues, përfshirë ish kampionin botëror në shah, Gary Kasparov dhe aktivistë tjerë. Protestat u mbajtën në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2 dhjetorit. Gjatë protestës, Kasparov e akuzoi qeverinë e presidentit Vladimir Putin se është "kërcënim për ekzistencën e Rusisë".
"Është e qartë se nëse ky regjim do të mbetet edhe për ca kohë, ai do të jetë kërcënim për ekzistencën e Rusisë. Prandaj qëllimi ynë kryesor është që ta çmontojmë këtë regjim aktual të korruptuar, kriminal dhe mashtrues", tha Kasparov.
Raportet thanë se në protestë morën pjesë rreth 3.000 veta, por policia tha se ishin 1 mijë.
Po sot në Moskë, u tubuan edhe ithtarët e Putinit, i cili kryeson listën e kandidatëve të partisë Rusia e Bashkuar, e cila pritet t'i fitojë zgjedhjet.
XS
SM
MD
LG