Ndërlidhjet

TBILISI


Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhael Saakashvili ka dhënë sot dorëheqje, pasi ka paraqitur kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale më 5 janar. Zoti Saakashvili vendosi për zgjedhje të jashtëzakonshme këtë muaj pas përleshjeve të policisë dhe protestuesve opozitarë dhe pas vendimit për mbylljen e stacionit më të madh televiziv opozitar në këtë vend. Sipas Kushtetutës, deri në zgjedhje, detyrën e presidentit e merr kryetarja e Kuvendit, Nino Burjanadze.
XS
SM
MD
LG