Ndërlidhjet

MOSKË


Lëvizja opozitare në Rusi tha se do të ketë protesta antiqeveritare edhe pas zgjedhjeve të 2 dhjetorit. Andrei Bilunov, nga lëvizja "Rusia Tjetër", tha se grupi planifikon të organizojë protesta më 3 dhjetor.
Lideri i grupit, Gary Kasparov u arrestua në një tubim në Moskë, dhe dje u dënua me 5 ditë burg.
Në një tubim tjetër në Shën Petersburg u arrestuan rreth 200 protestues.
SHBA, BE, Këshilli i Evropës, Franca dhe Gjermania shprehën shqetësime për ndërhyrjen e policisë në protestat e fundjavës. Departamenti i Shtetit shprehu shqetësime të veçanta për arrestimin e liderëve të opozitës, përfshirë Kasparovin.
XS
SM
MD
LG