Zyrtarët gjeorgjianë thanë se Gjeorgjia do të mbajë referendum më 5 janar për ta anëtarësuar vendin në aleancën ushtarake të NATO-s. Zëdhënësi i presidentit, Vano Noniashvili i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve AFP se në referendumin e 5 janarit, ku qytetarët do të deklarohen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, do të përfshihet edhe pyetja: "A e mbështesni hyrjen e Gjeorgjisë në NATO?"
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.