Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë pretendimet e Rusisë se Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rol në vendimin e OSBE-së që të mos dërgojë vëzhgues në zgjedhjet parlamentare në Rusi. Zëdhënësja Dana Perino i quajti "absolutisht të pavërteta" pohimet e presidentit rus Vladimir Putin, sipas të cilit, Organizata për Suiguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ka për qëllim që zgjedhjet e 2 dhjetorit t'i paraqesë si "jolegjitime".
OSBE-ja gjithashtu i ka hedhur poshtë pretendimet e Putinit, duke thënë se autoritetet ruse ua kanë mohuar vizat vëzhguesve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG