Ndërlidhjet

BERLIN


Kancelarja gjermane, Anglea Merkel ka ftuar sot Kosovën dhe Serbinë që të bëjnë përpjekje për arritjen e zgjidhjes së arsyeshme. Gjatë fjalimit në Bundestagun gjerman, ajo tha se për Kosovën "duhet të gjendet zgjidhje që do të sjellë siguri në gjithë Evropën". Ajo mëtutje tha se "bashkësisë ndërkombëtare i duhet vendosmëria kur kemi të bëjmë me statusin e Kosovës". Sipas saj, për statusin e Kosovës, "Gjermania dhe Bashkimi Evropian e kanë përgjegjësinë më të madhe të mundshme".
XS
SM
MD
LG