Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 17 nëntor. Sipas tyre, PDK-ja ka fituar 37 vende në Kuvendin e Kosovës, LDK-ja 25 vende, AKR-ja 13 vende, koalicioni LDD-PSHDK 11 vende dhe AAK-ja 10 vende. Partia Reformiste Ora nuk ka arritur të fitojë asnjë vend në Kuvend, meqë nuk e ka kaluar pragun zgjedhor prej 5 për qind. Certifikimi i këtyre rezultateve pritet të bëhet pas 48 orësh nga shefi i administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Joachim Ruecker.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.