Ndërlidhjet

TIRANË


Procesi i përcaktimit të statusit të Kosovës do të shkatërrohej në mënyrë të pandreqshme nëse merren vendime të nxituara në 10 dhjetor, tha kryeministri i Italisë Romano Prodi.
Pas takimit në Tiranë me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, ai tha se procesi i përcaktimit të stausit të Kosovës kërkon akoma më tepër kohë për t'u realizuar. Prodi tha se qeveria italiane mbështet pavarësinë e Kosovës ashtu siç është parashikuar me planin e Ahtisaarit, por shtoi se gjithçka duhet bërë në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian.
Berisha tha se data 10 dhjetor është "më tepër e mediatizuar, dhe jo një vendim për kufi kohor i Ekipit të Unitetit". Sipas tij, kjo datë përcakton përfundimin e mandatit të Treshes, dhe jo datën për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme.
Kryeministri Prodi gjithashtu tha se Italia e mbështet procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Vizita e kreut të qeverisë italiane u konkretizua me nënshkrimin e tre marrëveshjeve të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG