Ndërlidhjet

CANBERRA


Kryeministri i ri i Australisë, Kevin Rudd sot ka nënshkruar dokumentin me të cilin ratifikohet Protokolli i Kjotos për ngrohjen globale, nëntë ditë pasi i fitoi zgjedhjet paralamentare. Rudd tha se ky ishte akti i parë zyrtar i qeverisë së tij, me të cilin demonstroi përkushtim për t'u marrë me çështjen e ngrohjes globale. Kryeministri i ri australian ka edhe plane për tërheqjen e trupave ushtarake nga Iraku.
XS
SM
MD
LG