Ndërlidhjet

PRAGË


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Mohamed ElBaradei tha se vlerësimi i kundërzbulimit amerikan i ka ofruar Iranit mundësi për të zgjidhur krizën rreth programit bërthamor. Sipas raportit, Teherani i ka ndërprerë programet e armëve bërthamore katër vjet më parë.
Presidenti iraninan Mahmud Ahmadinejad tha se raporti është deklarim i fitores për kombin iranian kundër fuqive botërore.
Presidenti amerikan, George Bush tha se raporti përmban sinjal paralajmërues, andaj bota duhet të mbetet vigjilente rreth programit bërthamor të Iranit.
"Iranianët duhet të bëjnë një zgjedhje strategjike: të dalin të pastërt para komunitetit ndërkombëtar dhe ta pranojnë ofertën për pezullimin afatgjatë të programit bërthamor, apo ta ndjekin rrugën e izolimit, e cila nuk është në interesin më të mirë të popullit iranian. Zgjedhjen duhet ta bëjë regjimi iranian", tha Bush.
Gjermana iu bashkangjit paralajmërimeve të presidentit Busnh duke thënë se programi bërthamor i Iranit ende po shkakton shqetësime.
XS
SM
MD
LG