Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe forcat e Afganistanit kanë vrarë një komandant të lartë militant, që ishte përgjegjës për sulme me bomba dhe sulme të tjera në lindje të Afganistanit. Në njoftim thuhet se forcat e përbashkëta kanë vrarë militantin Mullah Sangeen gjatë një operacioni të martën. Qeveria amerikane pat ofruar 20 mijë dollarë për informacione që do të çonin në zënien ose vrasjen e tij.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.