Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani tha sot se nuk është përcaktuar një datë precize për Rusinë që ta përfundojë punën në stacionin e parë bërthamor iranian në Bushehër. Këto komente të sotme të zëdhënësit të ministrisë së jashtme iraniane, Mohammad Ali Hosseini u bënë pas takimit ndërmjet ministrit të jashtëm Manuher Mottaki dhe kolegut të tij rus Sergei Lavrov. Teherani beson se Rusia është serioze në premtimet për përfundimin e projektit. Uashingtoni ka kërkuar nga Rusia që ta ndalë ndërtimin e stacionit bërthamor në Bushehër, pasi beson se ky projekt është pjesë e synimeve të Iranit për prodhimin e armatimit bërthamor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG