Albana Isufi
Me bindjen se pavarësia e Kosovës nuk ka qenë kurrë më afër, janë kthyer sot nga Nju Jorku presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe i mandatuari për kryeministër, Hashim Thaçi. Presidenti Sejdiu, i cili për herë të parë ka prezantuar Kosovën në takimin formal të Këshillit të Sigurimit, edhe pse jo në cilësinë e presidentit, ka thënë se ajo që është dëgjuar në seancë dhe takimet me delegacionet e ndryshme sinjalizojnë se pavarësia e Kosovës është shumë afër. "Mund të them se ajo që u shpreh në përgjithësi, është një mbështetje e fuqishme për Kosovën, me një përjashtim që keni dëgjuar, që ka qenë ai i Federatës Ruse. Por, ajo që është më e mira është se Kosova është në prag apo në vigjilje të përfundimit të këtij procesi të madh, të mëvetësisë së saj dhe pakoja e presidentit Ahtisaari është dokumenti që iu dha mbështetje edhe në këtë radhë, pra në të gjithë debatet që janë zhvilluar, sikurse edhe fjalës sonë që ne prezantuam me këtë rast", u shpreh Sejdiu, në Aeroportin e Prishtinës. Në anën tjetër, mandatari për kryeministër, Hashim Thaçi, i cili ka shoqëruar Sejdiun në seancën e Këshillit të Sigurimit, ka përsëritur se Kosova, Uashingtoni e Brukseli e dinë datën e pavarësisë, por nuk e ka zbuluar këtë ende. Ai tha se takimi i Këshillit të Sigurimit, në të cilin nuk u arrit pajtueshmëri për statusin mes perëndimit dhe Rusisë, i ka hapur rrugën institucioneve të Kosovës që t’i ndërmarrin veprimet për shpalljen e pavarësisë. "Ne jemi duke kryer përgatitjet përfundimtare dhe presim natyrisht inkurajimin edhe të miqve tanë, që të ecim përpara shumë shpejt", tha Thaçi. Mandatari për kryeministër ka hedhur poshtë mundësinë që institucionet të presin përfundimin e zgjedhjeve presidenciale serbe, e më pas ta shpallin pavarësinë. "Kosova është e gatshme për pavarësi qysh tash dhe nuk kemi kohë për të humbur asnjë ditë", tha ai, duke hedhur poshtë njoftimet në mediat serbe se ai i kishte dërguar një letër ministrit të Jashtëm francez, Bernard Kouchner, ku i pohon se institucionet e Kosovës nuk do ta shpallin pavarësinë pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare dhe para zgjedhjeve serbe. "Askush askujt nuk iu ka drejtuar me asnjë letër", tha Thaçi. Ndryshe, liderët kosovarë kanë njoftuar se në Nju Jork kanë takuar delegacionet e vendeve që do jenë anëtare të radhës së Këshillit të Sigurimit, nga janari i vitit 2008. Presidenti Fatmir Sejdiu tha se këto delegacione kanë shprehur mirëkuptim për çështjen e Kosovës. "Takuam delegacionin e Kostarikës, të Libisë, të Vietnamit, të Kroacisë, Burkina Faso dhe delegacione tjera që kishin mirëkuptim për Kosovën dhe njohuri të bollshme për zhvillimet që ne kemi pasur. Këto janë çështjet që ne i kemi biseduar atje dhe realisht po them se jemi në një përmbyllje të suksesshme, natyrisht në bashkëpunim të thellë me partnerët e Kosovës, SHBA-të dhe vendet e BE-së", tha Sejdiu. Seanca e 19 dhjetorit e Këshillit të Sigurimit, ku u prezantua raporti i Treshes negociatore për procesin e statusit, është përmbyllur me dallimet e mëdha mes vendeve perëndimore, përkatësisht SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian, që konkluduan se potenciali për zgjidhje të negociuar për Kosovën është shterur, dhe Rusisë në anën tjetër, që kërkoi vazhdimin e mëtejmë të negociatave.