Ndërlidhjet

NAUDERO


Udhëheqësja e opozitës pakistaneze Benazir Bhutto, e vrarë dje nga një sulm vetvrasës, varroset sot në vendlindjen e saj në provincën e Sindhit.
Nga sulmi kundër automjetit të Bhuttos humbën jetën dhe 20 persona të tjerë.
10 veta kanë vdekur pas protestave që shpërthyen në pjesë të ndryshme pas vrasjes së Bhuttos.
Presidenti Pervez Musharaf ka mbajtur një takim të jshtëzakonshëm dhe i ka kërkuar qytetarëve të ruajnë qetësinë. Musharaf shpalli tre ditë zie kombëtare.
"Ishte një akt barbar nga terroristët të cilët po i luftojmë. Sic e kam thënë gjithmonë, këta terroristë paraqesin kërcënimin më të madh për Paskistanin. Sot dëshiroj të marrë një vendim dhe kërkoj mbështetjen tuaj. Ne nuk duhet të dorëzohemi, derisa t'i eleminojmë gjithë terroristët", tha Musharaf.
Sipas mediave Al Kaida ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin ndaj Bhuttos.
Udhëheqësi tjetër i opozitëz pakistaneze, Nauaz Sharif dënoi sulmin ku humbi jetën Bhutto dhe kërkoi nga presidenti të japë dorëheqjen. Sharif njoftoi dhe tërheqjen e partisë së tij nga zgjedhjet parlamentare të 8 janarit.
XS
SM
MD
LG