Ndërlidhjet

NAUDERO, PAKISTAN


Partia e udhëheqëses së vrarë të opozitës së Pakistanit, Benazir Bhutto bëri të ditur se do marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme që janë paraparë për t'u mbajtur më 8 janar.
Vendimi u bë publik nga Asif Ali Zardari, bashkëshorti i Bhuttos, i cili sot u zgjodh bashkëkryetar i partisë së bashku me djalin 19 vjecar. Njëherësh bashkëshorti i politikanes së vrarë ka kërkuar hetime nga Kombet e Bashkuara për vrasjen e bashkëshortes, njësoj si në rastin e ish kryeministrit të Libanit, Rafik Hariri.
Partia e udhëheqësit tjetër të opozitës, Nauaz Sharif pak pas vendimit të partisë së Bhuttos, tha se heq dorë nga bojkoti i zgjedhjeve.
Por partia që mbështet presidentin aktual, Pervez Musharaf tha se një shtyrje prej 12 javësh e datës së zgjedhjeve do të ishte realiste.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG