Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka thënë se do kërkojë nga shefi i UNMIK-ut shqyrtimin e menjëhershëm të kërkesës së 480 të burgosurve në burgun e Dubravës.
"Megjithëse amnistia nuk është në kompetencat e mia si president i Kosovës, drejtpërdrejt do angazhohem që përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të KB t'i shqyrtojë kërkesat tuaja dhe të veprojë sipas ligjit", ka thënë Sejdiu.
Të burgosurit në burgun e Dubravës tashmë tri ditë kanë hyrë në grevë urie, duke kërkuar të gëzojnë të drejtën e amnistisë dhe disa lehtësime tjera.
XS
SM
MD
LG