Bashkimi Evropian duhet ta zgjidh çështjen e Kosovës nëse dëshiron që ta rris kredibilitetin e vet në arenën ndërkombëtare, tha kancelari austriak në një intervistë të publikuar sot. Blloku prej 27 anëtarësh duhet të tregojë se "mund të zgjidh problemet evropiane", i tha kancelari Alfred Gusenbauer agjensisë austriake të lajmeve, duke e përshkruar Kosovën si "problemin e fundit të pazgjidhur nga shekulli i 20-të".
Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar "të shohin zgjidhjen finale të statusit të Kosovës dhe pasojat e vazhdueshme si sfidë për Evropën", tha ai. Gusenbauer i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të jenë përgjegjës për shmangien e dhunës në javët e ardhshme, kur pritet shpallja e pavarësisë së Kosovës.