Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq e ka kundërshtuar ashpër qëndrimin e kancelarit austriak Alfred Gusenbauer dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve të vendeve që marrin pjesë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, të jenë të përgjegjshëm dhe të përmbahen nga paragjykimi i zgjidhjes përfundimtare. Në komunikatën e presidencës, Tadiq porosit se zgjidhja për statusin e ardhshëm të Kosovës mund të merret vetëm në Këshillin e Sigurimit.
Kancelari Gusenbauer paralajmeroi dje se vendi i tij ndër të parët do të njohë pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG