Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf ka deklaruar se vrasësi mund të ketë shtënë ndaj Benazir Bhuttos, por se liderja e opozitës i ishte ekspozuar rrezikut. Musharaf ka thënë se Benazir Bhutto është për t'u fajësuar për vdekjen për faktin që kishte mbajtur kokën jashtë veturës me të cilën vozitej. Qeveria e Musharafit më herët kishte thënë se Bhutto kishte vdekur jo nga të shtënat, por nga goditja me kokë e automjetit. Hetuesit britanikë kanë ekzaminuar vendin në të cilin është vrarë ish kryeministrja e Pakistanit Benazir Bhutto. Opozita pakistaneze ka kërkuar hetim të pavarur nga Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG