Lideri i Gjeorgjisë Mikhail Sakashvili ka fituar në zgjedhjet presidenciale me 52.8% të votave, kanë thënë sot zyrtarët zgjedhor. Ky rezultat i mundëson zotit Sakashvili që të shpallet fitues dhe ta evitojë raundin e dytë të zgjedhjeve. Rivali i tij kryesor Levan Gaçeçiladze fitoi 27% të votave, tha Levan Tarknishvili kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.