Ndërlidhjet

Sa do të zgjasë jeta e institucioneve të zgjedhura?


Pakoja e Martti Ahtisaarit mund të mos paraqesë ndonjë pengesë ligjore që zgjedhjet e ardhshme në Kosovë të mbahen pas katër vjetësh e jo siç parashihet në këtë pako, brenda 9 muajsh pas përcaktimit të statusit politik. Kështu vlerësojnë ekspertë të çështjeve juridike dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Avdullah Robaj, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Prishtinës thotë se Korniza Kushtetuese, lejon që mandati i udhëheqësve të institucioneve të vazhdohet. “Kemi dy situata juridike. Në njërën anë kemi Kornizën Kushtetuese, që sipas saj, mandati i institucioneve, pra, Kuvendit, qeverisë dhe kryetarit të Kosovës të Kosovës i zgjatë tri vjet, që parimisht tash janë bërë zgjedhjet. Në ndërkohë kemi një situatë tjetër juridike, përkatësisht amandamentimin e Kornizës Kushtetuese nga Përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm, dhe sipas kreut 9, pika 3 të Kornizës Kushtetuese, PSSP-ja, ka të drejtë ta plotësojë, siç edhe e ka bërë për zgjatjen e mandatit të institucioneve përkatësisht kuvendit dhe qeverisë për katër vite. Ndërkaq Kryetarit të Kosovës për pesë vjet”, tha zoti Avdullah Robaj.

Ai thotë se vazhdimi i mandatit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 17nëntorit, është parashikuar të bëhet edhe me Kushtetutën e re të Kosovës. “Këto zgjatje janë bërë në pajtim me Kornizën Kushtetuese dhe në pajtim me Kushtetutën e ardhshme që do të aprovohet ose miratohet nga Kuvendi i Kosovës, kuvendi aktual i dalë nga zgjedhjet e 17 nëntorit. Në anenë tjetër e kemi pakon e Ahtisarit, ku parasheh që pas zgjidhjes së statusit në një periudhë kohore prej nëntë muajsh të mbahen zgjedhjet e ardhshme. Shpjegimi im profesional është ky: Meqenëse, pakoja e Ahtisarit nuk ka kaluar në Këshillin e Sigurimit dhe nuk ka marrë formën juridike si dokument juridik si dokument juridik, konsideroj se PSSP-ja ka vepruar në pajtim me aktet që janë në fuqi, konkretisht Kornizën Kushtetuese që e ka bërë amandamentimin, apo zgjatjen e mandatit të institucioneve”, tha Robaj.

Nga ana tjetër edhe Qerim Qerimi, profesor i se drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se vazhdimi i mandatit të udhëheqësve të institucioneve dhe shtyrja e mbajtjes se zgjedhjeve lejohet me Kornizën Kushtetuese. “ Këto lloj vazhdime të mandateve janë, vazhdime që lejohen me Kornizën aktuale ligjore që përmbahen në Kornizën Kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme dhe ende dispozitat e pakos të paktën nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe në mungesë të një rezolute të Këshillit të Sigurimit dhe të ndonjë vendimi tjetër nga autoritete ndërkombëtare për zbatimin e dispozitave të pakos nuk konsiderohet se ajo tash ka hy në fuqi dhe se aplikohet pavarësisht që ka një lloj miratimi, ose pajtimi nga ana e institucioneve të Kosovës për zbatimin e pakos. Mirëpo, me gjithë atë në kuptim strikt në kuptimin ligjor nuk konsiderohet se kjo pako ka hyrë në fuqi, të paktën sipas perspektivës së aktrove ndërkombëtar. Prandaj në munges të hyrjes në fuqi dhe të miratimit të pakos së presidenti Ahtisari, vazhdojë të vlejnë dispozitat e kornizës aktuale ligjore”, është shprehur Qerimi.

Zoti Qerimi ka shtuar se në rast se do te ketë një kornizë tjeter kushtetuese, atëherë duhet te veprohet në bazë të saj. “Në rast të se zgjidhja është e ndryshme, ose behet në formë të ndryshme nga ajo që parashihet nga pajoja e Ahtisarti, atëherë sigurisht që do të vlenin rregullat të tjera dhe afate të tjera kohore. Po, edhe në rastin që nuk do të hynte në fuqi dhe do të zbatohej pakoja e presidentit Ahtisari, do të kishim p.sh, një situatë tjetër që para kupton një kornizë tjetër ligjore p.sh, një kushtetutë, atëherë sigurisht që do të duhej të organizoheshin sigurisht zgjedhjet në bazë të kornizës së re ligjore që do të krijohet”.

Sidoqoftë, pakoja e Ahtisaarit nuk mund më të implementohet si tërësi, por ajo duhet t’i përshtatet rrethanave të reja të krijuara në Kosovë, thonë ekspertët. Megjithatë, pritet që kjo çështje të jetë temë debatesh, aq më tepër për faktin se më 5 prill të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës pat miratuar një deklaratë në mbështetje të plotë të pakos së Martti Ahtisaarit dhe të gjitha provizioneve që parashihen me të.
XS
SM
MD
LG