Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Mohammad ElBaradei, sot po takohet me liderët iranianë në Teheran. Ai po përpiqet ta shtyjë Iranin që të përshpejtojë bashkëpunimin për zgjidhjen e çështjes së aktiviteteve bërthamore. ElBaradei u takua me presidentin iranian Mahmud Ahmadinejad dhe pritet që gjatë ditës të tahohet edhe me liderin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.