Ndërlidhjet

RIJAD


Presidenti amerikan George Bush, që gjendet në vizitë më Arabinë Saudite, tha sot se ai shpreson se prodhuesit e naftës do ta kenë parasysh ndikimin negativ të çmimeve të tashme të larta të naftës në ekonominë e Shteteve të Bashkuara. Ai tha se këtë çështje do ta shtrojë në takimet e tij me mbretin saduti, Abdullah.
- Unë përsëri do të bisedoj sonte lidhur me faktin se çmimet e naftës janë shumë të larta, që paraqet vështirësi për ekonominë tonë dhe shpresoj se OPEKU do t'i shqyrtoj nivelet e ndryshme të prodhimit, pasi nëse dëmtohet ekonomia e njërit prej shpenzuesve më të mëdhenj, atëherë kjo nënkupton më pak naftë dhe gaz të shitur, tha presidenti Bush në një konfrencë për shtyp në Rijad të Arabisë Saudite.
XS
SM
MD
LG