Rusia synon që në takimin e sotëm të Këshillit të Sigurimit për Kosovën të riaktualizojë propozimin e Moskës për vazhdimin e bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit, njoftojnë mediat ruse. Sipas tyre në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara nuk ka propozim për vazhdimin e bisedimeve, por flitet për rrezikun që paraqet zvarritja në përcaktimin e statusit të Kosovës.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.