Ukraina edhe zyrtarisht ka kërkuar nga NATO që ta pranojë në antarësi të Aleancës. Në letrën dërguar sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jap De Hop Shefer nga presidenti Viktor Yushchenko dhe kryeministri Yulia Tymoshenko thuhet se Ukraina po vazhdon me "përgjigje pozitive", në samitin e NATO-s i cili do të mbahet në Bukuresht në muajin prill.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.