Agjencia për ndihmë e Kombeve të Bashkuara tha se do të pezullojë dërgimin e ushqimit për 860 mijë palestinezë në Ripin e Gazës në qoftë se Izraeli nuk lehtëson bllokadën në këtë territor. Zëdhënësi Christopher Gunness tha se për shkak të mungesës së karburanteve për atomjetet dhe gjeneratorët, kjo agjenci mund të pezullojë dërgimin e ushqimit edhe gjatë ditëve në vijim. Izraeli ka mbyllur të gjitha pikat kaluese në Gaza, si përgjigje ndaj raketave që u shkrepën në Izrael nga territori i kontrolluar nga Hamasi. Ndërkohë zona të mëdha në Rripin e Gazës kanë mbetur pa energji pas mbylljes së centralit kryesor.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.