Ndërlidhjet

BERLIN


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice ka kërkuar nga aleatët evropianë të mos tërhiqen nga vendimet e vështira rreth planeve për pavarësinë e Kosovës.
Rice u tha gazetarëve se nevojitet "një mirëkuptim i qartë" dhe një qëndrim i përbashkët rreth kohës për përcaktimin e statusit të Kosovës.
Kjo cështje, tha Rice do diskutohet dhe në takimin e pesë vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit plus Gjermaninë që janë mbledhur në Berlin.
"Ka rreziqe nëse vazhdojmë të presim për të bërë atë që është e nevojshme, zgjidhjen e statusit të Kosovës", tha Rice për gazetarët.
"Mendoj se është mirë të presim rezultatin zgjedhjeve në Serbi. Por kemi arritur në një pikë që duhet të marrim vendime të vështira, derisa shtyrja nuk i bën më të lehta këto vendime", shtoi Rice.
Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe një numër vendesh i druhen rrezikut nga vakumi që mund të krijohet nëse Bashkimi Evropian nuk vepron shpejt në njohjen e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë. Një numër shtetesh evropiane si Greqia dhe Qiproja e kanë bërë të qartë kundërshtimin e tyre.
Rice gjatë qëndrimit në Berlin do diskutojë për Kosovën dhe me homologun e saj rus Lavrov.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG