Ndërlidhjet

TEHERAN


Në Iran ka arritur edhe kontigjenti i gjashtë i karburantit bërthamor nga Rusia për centralin e parë atomik iranian. Kanë mbetur që të arrijnë edhe dy kontigjente dhe furnizimi do të kompletohet. Dërgesa e fundit arriti vetëm një ditë pasi liderët iranianë thanë se do të vazhdojnë me programin bërthamor pa marrë parasysh sanksionet e reja të mundshme nga Kombet e Bashkuara. Fuqitë perëndimore kanë shqetësime se veprimtaritë për pasurimin e uraniumit synojnë krijimin e armatimit bërthamor. Irani thotë se ky proces nevojitet për prodhimin e energjisë.
XS
SM
MD
LG