Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shqipëria do të jetë ndër vendet e para që do të njohin shpalljen e pavarësisë së Kosovës, tha në Prishtinë presidenti Bamir Topi, duke kundërshtuar çdo vazhdim të negociatave apo ndonjë forme tjetër që do të zvarriste procesin e zgjidhejs së statusit. "Dëshira jonë e fuqishme është të jemi të parët jo vetëm në sekondat e para, por në të dhjetat e sekondave", tha Topi pas vizitës në selinë e UNMIK-ut. I pyetur për reagimin e Shqipërisë nëse Serbia vendos bllokadë tregtare dhe ekonomike ndaj Kosovës pasi të shpallë pavarësinë, Topi shprehu bindjen se "ndikimet e një bllokade të tillë do të jenë zero".
Pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu, Topi tha se Kosova do të jetë shtet sipas standardeve evropiane, në kuadër të kufijve aktualë. "Duhet të kontribuojmë me qetësi dhe maturi, por nuk shoh rrezik nga dhuna", tha presidenti i Shqipërisë.
Në fillim të vizitës treditëshe në Kosovë, presidenti Topi ka vënë lule mbi varrin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Më pas ai u takua me zyrtarët më të lartë vendor e ndërkombëtar dhe iu adresua Kuvendit të Kosovës me një fjalim.
XS
SM
MD
LG