Ndërlidhjet

PRISHTINË


Rruga e vetme për Kosovën dhe vendet e rajonit, është ajo e integrimit evro-atlantik, tha zëvendësja e ndihmës sekretarit të shtetit, Rosemary Di Carlo. Zyrtarja amerikane u takua sot me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, të cilin e ka përgëzuar për përfshirjen e komuniteteve pakicë në qeveri. Di Carlo përsëri është shprehur fuqishëm në favor të planit të Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës. Ajo ka thënë se për çështjen e statusit nuk ka mospajtime me BE-në. Nga ana tjetër, zoti Thaçi ka thënë se data e pavarësisë do të bëhet publike së shpejti, dhe se kjo është në koordinim të plotë me Uashingtonin dhe Brukselin. Zonja Di Carlo u takua edhe me përfaqësues të serbëve të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG