Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha se "pavarësia e Kosovës është garancë e madhe për stabilitetin në Ballkan" dhe shtoi se "të gjitha hipotezat se pavarësia e Kosovës do të jetë burim i destabilizimit për Maqedoninë ose për Serbinë jugore, poashtu të populluara me shqiptarë, janë të pabaza". Këto komente kryeministri Berisha i bëri në një intervistë për agjencinë Frans Pres. Mëtutje, ai kategorikisht e hodhi poshtë idenë se pavarësia e Kosovës do të ishte përgatitje për "Shqipërinë e Madhe"dhe shtoi se "si shqiptarët në Shqipëri ashtu edhe ata në Kosovë janë kundër idesë së Shqipërisë së Madhe". Berisha tha se "pavarësia e Kosovës do t'i ndihmojë Serbisë që të lirohet nga e kaluara e saj koloniale dhe të shikojë kah e ardhmja evropiane".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.