Kosova së shpejti do të shpallë pavarësinë, të cilën do ta njohin "një numër i konsiderueshëm vendesh", dhe nuk pres destabilizim të rajonit, ka thënë zyrtari i Departamentit të Shtetit Kurt Volker. "Do të jetë një vend mjaft stabil. Nuk pres që të vijë te ndonjë kataklizmë. Mendoj se shumica e njerëzve në Kosovë dëshirojnë qetësi", ka thënë ai për agjencinë Reuters.
Volkers gjithashtu ka vlerësuar se Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia do të marrin ftesë për anëtarësim në NATO në samitin e Bukureshtit.
Zv/sekretari i shtetit për çështjet Europiane dhe Euro-aziatike, Kurt Volker, është emëruar ambasador i ri në NATO, por vendimi ende nuk është konfirmuar në Senat.