Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates arriti në Bagdad në një vizitë të paparalajmëruar. Ai do të takohet me zyrtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe liderët e Irakut, përfshirë edhe presidentit Jalal Talibani. Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates arriti në Irak nga Mynihu ku mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të sigurisë. Me këtë rast ai ka sinjalizuar se nëse Evropa dështon për të ndarë barrën në Afganistan kjo mund të shkaktoi shkatërrimin e NATO-s.
"Dëshiroj t'u them liderëve dhe popujve të kontinentit evropian se kërcënimi nga ekstremizmi i dhunshëm islamik është real", ka thënë sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts, për të shtuar se dështimi në Afganistan do të ishte mbështetje për ekstremistët islamikë.
XS
SM
MD
LG