Presidenti George Bush firmosi ligjin për paketën ekonomike, e cila synon të parandalojë rënien e ekonomisë në recesion. Ligji parasheh futjen e 152 miliardë dollarëve në ekonominë e vendit.
Bush tha se ekonomia amerikane dhe në të shkuarën e afërt ka ditur të tejkalojë momentet e vështira. "Në ekonomi tregu dinamike gjithmonë do të ketë momente pasigurie dhe tronditjesh. Por, për sa kohë i ndjekim politikat pro rritjes dhe besojmë tek populli amerikan, ekonomia jonë do të përparojë dhe do të vazhdojë të jetë më e madhja në botë", tha Bush.