Ndërlidhjet

Shpërthim në veri të Mitrovicës


Policia e Kosovës ka njoftuar për një shpërthim që ka ndodhur mbrëmë vonë në pjesën veriore të Mitrovicës. Nga ky shpërthim janë thyer dritaret e shtëpisë së një familjeje serbe. Nuk është raportuar për të plagosur.

Shpërthimi kishte ndodhur afër vendit ku pritet që të vendoset misioni i ardhshëm i BE-së në Kosovë, por policia thotë se bomba nuk kishte në shënjestër zyrtarët ndërkombëtarë.

Zëdhënësi i policisë, Besim Hoti tha se paqeruajtësit e KFOR-it ishin nvendosur në atë terren dhe po kërkonin eventualisht materiale të tjera shpërthyese.
XS
SM
MD
LG