Ndërlidhjet

Mesiq: Respektojmë vetëvendosjen e kosovarëve


Kryetari kroat, Stipe Mesiq, ka deklaruar se Kroacia nuk do të mohojë të drejtën legjitime të shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje.
"Jemi të vetëdijshëm për synimet legjitime të shqiptarëve të Kosovës. Ne as që mundemi dhe as që duam që të tjerëve t'ua mohojmë të drejtën për vetëvendosje, të cilën për vete e fituam, duke luftuar në procesin e përgjakshëm të shkatrrimit të Federatës Jugosllave", ka thënë Mesiq, në një intervistë për gazetën "Veçernji List".
Mesiq ka vënë në pah se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kroacia do të ketë qëndrim si shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG