Ndërlidhjet

Britania mbështet pavarësinë


Britania është e gatshme të mbështesë pavarësinë e Kosovës dhe të ofrojë mbështetje ushtarake nëse e do nevoja, tha Qeveria në Londër.
Ministria e Jashtme tha se nuk ka ndryshuar pozicioni britanik, sipas të cilit, plani i Ahtisaarit ende është "mënyra më e mirë për të ecur përpara".
"Ne po punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë në Bashkimin Evropian dhe në Kombet e Bashkuara, që statusin e Kosovës ta sjellim shpejt drejt përfundimit", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme.
"Një është e qartë, status-quo-ja është e paqëndrueshme, prandaj statusi i Kosovës duhet të zgjidhet pa asnjë vonesë", tha ai.
Britania pritet ta njohë sovranitetin e Kosovës krahas Francës dhe Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG