Ndërlidhjet

Kosova shpalli pavarësinë


Prishtina
Prishtina

Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë. Në mbledhjen solemne, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të huaj, Deklaratën e Pavarësisë e lexoi kryeministri, Hashim Thaçi.


Kuvendi i Kosovës sot në ora 15.50 e shpalli pavarësinë.
Kosova e pavarur do të jetë e "përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit", thuhet në deklaratën, e cila u miratua në Kuvend. Teksti thotë se shteti i Kosovës do të "krijohet në bazë të planit të Ahtisaarit", i cili bën thirrje për pavarësi të mbikëqyrur.
"Kosova është shoqëri demokratike, sekulare dhe shumetnike", e cila e mirëpret "praninë ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë", thuhet në vazhdim.
"Me pavarësinë, Kosova i merr përsipër përgjegjësitë ndërkombëtare, i garanton kufijtë e fqinjëve të saj dhe përmbahet nga dhuna si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve", thuhet në vazhdim.
Më tej theksohet se Kosova e "deklaron vullnetin e saj për marrëdhënie të mira me fqinjët e saj".
Deklarata e pavarësisë thotë se Kosova e pavarur gjithashtu e "garanton trashëgiminë kulturore dhe fetare" në territorin e saj.
XS
SM
MD
LG