Si talibanët censurojnë jetën e afganëve?
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
1
Një fotografi e shkrepur më 7 janar në një muze në Herat, në perëndim të Afganistanit, shfaq fotografi historike të censuruara me ngjyrë të zezë të Budës të Bamijanit.“Ligji i moralit” ndalon fotografitë apo videot e “qenieve të animuara”. Ky ligj fillimisht u miratua nga udhëheqja talibane në gusht të vitit 2024, por ndikimi i tij është ndierë ngadalë, dhe nuk është zbatuar në çdo rajon të Afganistanit.
2
Një menu ushqimore në provincën jugore të Helmandit shfaq atë që AFP-ja e ka përshkruar si një peshk të “censuruar”.Më 8 janar, Qendra e Gazetarëve në Afganistan njoftoi se talibanët kanë nisur të zbatojnë ndalesën në provincën qendrore të Uruzganit, duke bërë që në 24 nga 34 provincat e Afganistanit të zbatohet ligji që ndalon imazhet e qenieve të gjalla.
3
Manekinë me fytyra të mbuluara në një treg në provincën Bamijan.Mediat në rajonet ku po zbatohet ligji janë detyruar që të mbështesin transmetimet e tyre vetëm në audio ose të shfaqin imazhe të ndërtesave dhe peizazheve. Raportohet se të paktën 20 stacione televizive janë mbyllur si pasojë e ndalesës.
4
Një reklamë për shitjen e peshkut në Helamnd. Sytë e peshkut janë mbuluar me fjalën “shumicë”.Një burrë, që udhëheqës një kompani që ofron guida turistike rreth Kabulit, i tha Radios Evropa e Lirë se kukullat në dyqanet e lodrave po ashtu janë mbuluar në disa zona. Ai tha se kur dyqanet e rrobave iu përgjigjën ndalesës duke mbuluar fytyrat e manekinëve të tyre, të gjithë turistët e huaj iu bënë fotografi kukullave nëpër dyqane.