Si talibanët censurojnë jetën e afganëve?
Fotografitë e reja nga Afganistani tregojnë se si një ligj i talibanëve, që ndalon imazhet e njerëzve dhe kafshëve, po zbatohet në pjesën më të madhe të vendit, duke rezultuar me censurim të ushqimeve të detit nga menutë, errësimin e ekspozitave në muze dhe mbulimin e manekinëve.
9
Një kukull e mbuluar në Kabul.Disa kritikë kanë akuzuar talibanët se përdorin ndalesën e imazheve si mënyrë për të kufizuar dokumentimin e jetës së vështirë nën sundimin taliban.
10
Një grua me burkë e fotografuar në provincën Balk në tetor të vitit 2025.“Kjo ndalesë në praktikë fsheh nga sytë e botës përditshmërinë, shtypjen, torturat dhe shkeljet e shumta politike, ligjore dhe të drejtave të njeriut nga talibanët në Afganistan”, tha më 2024 gazetari Rahraw Omarzad, drejtor i Qendrës për Arte Bashkëkohore në Afganistan në Mërgim.