Gratë afgane shpresojnë të ruajnë zanatin e lashtë të gdhendjes së drurit
Një grup grash në Herat i janë përkushtuar vazhdimit të një tradite shekullore pothuajse të haruar të gdhendjes së drurit që është unike për Afganistanin. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
1
Një grua afgane duke gdhendur në dru Nuristani në një punishte në Herat më 29 nëntor.
Një grup prej katër femrash i janë përkushtuar ruajtjes së traditës së lashtë të gdhendjes së drurit, në një rajon malor dhe të largët të Afganistanit lindor.
Një grup prej katër femrash i janë përkushtuar ruajtjes së traditës së lashtë të gdhendjes së drurit, në një rajon malor dhe të largët të Afganistanit lindor.
2
Gjatë tre vjetëve të fundit, ato kanë punuar shumë për të bërë punime me gdhendje të ndërlikuara që më parë zbukuronin shtëpitë dhe xhamitë, si dhe pjesë unike të gjetura më parë në shumë shtëpi në rajonin e izoluar.
3
Gdhendjet në dru bëhen me dorë duke përdorur një daltë.
Stili tradicional prej shekujsh i gdhendjes së drurit Nuristani mori emrin sipas njerëzve që pushtuan rajonin e Kafiristanit, "Toka e të pafeve", e quajtur kështu sepse shumica e banorëve të izoluar që krijuan veprat e lashta të artit ishin paganë.

4
Megjithëse gdhendjet në dru kishin një rëndësi simbolike në Nuristanin paraislamik, mjeshtrit vinin nga Bari, një kastë më e ulët, të cilët nuk konsideroheshin anëtarë të shoqërisë hierarkike të Nuristanit.