Kultivimi i lulëkuqes merr hov me gjithë goditjen e talibanëve
Të izoluar dhe nën sanksione ekonomike, zyrtarët talibanë në Afganistan kanë shpallur edhe një herë ndalimin e kultivimit, përdorimit dhe trafikimit të lulëkuqes.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Një djalë i ri afgan duke ndihmuar policinë kundër narkotikëve teksa shkatërrojnë fushat me lulëkuqe.
Në prill të 2022-s, udhëheqësi suprem i talibanëve, Mullah Haibatullah Akhundzada, vendosi një ndalim të rreptë për kultivimin, përdorimin dhe trafikimin e të gjitha drogave të paligjshme.
“Nëse dikush e shkel dekretin, të korrat do të shkatërrohen menjëherë dhe shkelësi do të trajtohet sipas ligjit të Sheriatit”, thuhej në urdhrin e shpallur nga Ministria e Brendshme e talibanëve në një konferencë shtypi në Kabul.
6Disa fermerë afganë shprehen të gatshëm të ndalojnë kultivimin e opiumit nëse mund t'u sigurojnë atyre mjete jetese dhe prodhime alternative. Por, ata thonë se talibanët kanë pak stimuj ekonomikë për fermerët, të cilët mund të fitojnë shumë duke kultivuar opiumin në krahasim me kulturat e tjera, si gruri.
“Unë e mbështes ndalimin e kultivimit të lulëkuqes nëse marrim ndonjë ndihmë për të na mundësuar të blejmë ushqim dhe ilaçe për familjet tona”, tha Abdul Kayyum, një fermer në distriktin Maiwand të Kandaharit, për Radio Azadi të Radios Evropa e Lirë në fund të vitit të kaluar.
7Si një lëvizje kryengritëse dhe një fuqi qeverisëse, talibanët kanë fituar një reputacion për zbatimin e ashpër të ligjit dhe rendit, duke përfshirë ndëshkimet trupore publike dhe madje edhe ekzekutimet gjatë periudhës së parë në pushtet.
8Të izoluar dhe nën sanksione ekonomike, talibanët thonë se kanë nevojë për ndihmë nga jashtë për ta çliruar vendin nga ekonomia e tij e paligjshme e drogës.