Sallonet e bukurisë në Kabul mbyllin dyert
Punonjëset në një sallon bukurie në Kabul mbyllën dyert e tij më 24 korrik, pas vendimit të administratës talibane në Afganistan që deri në fund të muajit qendrat që ofrojnë grim dhe shërbime bukurie, do të vihen nën dry. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Qeveritë e huaja dhe zyrtarët e OKB-së i kanë dënuar kufizimet në rritje ndaj grave që kur talibanët u kthyen në pushtet në Afganistan në vitin 2021, pasi përmbysën një qeveri që mbështetej nga Shtetet e Bashkuara.
6
Sallonet e bukurisë ishin shfaqur në Kabul dhe qytete të tjera afgane në muajt pas rrëzimit të talibanëve nga pushteti në fund të vitit 2001, disa javë pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.
7
Shumë prej tyre qëndruan të hapura pasi islamistët u kthyen në pushtet dy vjet më parë, por me dritare dhe tabela të mbuluara.
8
Qeveritë perëndimore dhe organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruarse kufizimet ndaj grave po pengojnë çdo përparim të mundshëm drejt njohjes ndërkombëtare të administratës talibane.